Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama pret Princin e Arabisë Saudite: Do mbledhim sa më shpejt Komitetin e Përbashkët për bashkëpunimin ekonomik, do punojmë për njohjen e Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Rama pret Princin e Arabisë Saudite: Do mbledhim sa më shpejt

Kryeministi Edi Rama po mban një konferencë të përbashkët me Princin e Arabisë Sudite Faisal bin Farhan Al-Saud, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme.

Rama u shpreh se patën një bashkëbisedim për bashkëpunimin e përbashkët dhe për mbledhjen e komunitetit të përbashkët për bashkpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Rama gjithashtu dha lajmin se Arabia Sudite synon të rrisë gjelbërimin duke mbjellë 15 miliardë pemë në Lindjen e Mesme duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Viziton për herë të parë vendin tonë dhe ka ardhur nga Riadi vetëm për të rivënë kontaktet e drejtpërdrejta dhe për të ristartuar një proces bashkëpunimi të thelluar. Numri i vizitorëve nga Arabia Saudite ka pësuar një rritje edhe falë linjave direkte por edhe falë nxitjes që vetë Princi i Kurorës i ka bërë kësaj marrëdhënie.

Ne jemi shume shpresplotë që kjo vizitë është hapja e një kapitulli takimesh bilaterale. Sot unë ia përsërita ftesën për të pritur këtë Princin e Kurorës dhe e falenderova për ndihmën e vazhdueshme që ii ka dhënë Shqipërisë sidomos në momentet e vështira duke qenë pranë atyre më në nevojë. Jemi në kushtet ku mund të shohim me optimizëm mundësitë e investimeve, e rritjes së volumit tregtar dhe bashkëpunimin ekonomik.

Ramë dakord me Princin për të mbledhur sa më parë komunitetin e përbashkët për të andresuar prioritetet në funksionim të përbashkët dhe bashkepunimin e konomik. Nga ana tjetër ndamë edhe disa ide sikundër edhe informacione që dëgjuam dhe për nismën madhështore të Arabisë Saudite për rritjen e përmasës së gjelbër të gjithë Lindjes së Mesme. 15 miliardë pemë dhe sigurisht ishim të lumtur që ishim ojesë e kësaj nisme.

Patjetër që zëri i Arabisë Saudite është një zë me shumë peshë dhe ne do vazhdojmë të bashkëpunojmë me princin Faisal. Do bashkëpunojmë që të rrisim ndjeshmërinë dhe qartësinë e atyre vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe të Ligës Arabe që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll