Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në zyrë zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.
Ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregoi se me Ramën diskutuan në lidhje me anëtarësimin e dy vendeve në Bashkimin Europian.
“I nderuar të takoj kryeministrin shqiptar Edi Ramën sot në Tiranë. Ne diskutuam nevojën urgjente për të kthyer valën dhe për të bërë një hap të madh drejt integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Dimitrov.
Honored to meet the Albanian Prime Minister @ediramaal today in Tirana. We discussed the pressing need to turn the tide and make a major step toward the European integration of the Western Balkans. pic.twitter.com/CUPDRyy4bH
— Nikola Dimitrov (@Dimitrov_Nikola) April 21, 2022