Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama premton rritje të pagës për mësuesit, s’komenton vendimin e DASH për Berishën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një takim me mësuesit dhe mësueset që kanë dhënë kontributin e tyre përmes programit mësimor “RTSH Shkollë” gjatë pandemisë së koronavirusit.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka premtuar se rritja e pagës për mësuesit që kanë dhënë mësim “online” do të ndodhë në masën 40% brenda mandatit që nis në muajin qershor.

Rama gjithashtu ka dhënë lajmin se mësimi i gjuhës angleze tashmë do të nisë nga klasa e parë.

Por gjatë fjalës së tij të gjatë, kryeministri nuk e ka komentuar për asnjë moment vendimin e bujshëm të DASH për të shpallur non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Sot kemi mësues të qetë në raport me meritën, të drejtën e ushtrimit të profesionit të patrazuar nga politika për arsye bindjesh. Kjo nuk mjafton se figurën e mësuesit do vazhdojmë ta forcojmë në të gjitha drejtimet. Drejtimi financiar është i pashmangshëm. Një nga arsyet që ju jam mirënjohës, është se me punën që keni bërë keni dhënë edhe një shembull qytetarie dhe përgjegjësie në raport me njerëzit përtej punës së përditshme. Nuk mund ta harrojmë detyrimin që të vazhdojmë të rrisim shpërblimin për punën tuaj. Nuk dua të përmend sa i kemi rritur pagat deri më sot por rritja e pagave 40% është angazhim që do i qëndrojmë deri në fund brenda këtij mandati që vazhdon në muajin qershor”, tha Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img