Hapësire reklamuese

Politikë

Rama premton rritje pagash edhe për mësuesit: Është mëse e merituar

Shkruar nga Newsbomb
Rama me mesuesit

Rrijte rrogash për mjekët dhe mësuesit me buxhetin e ri. Është ky premtimi që bëri kryeministri Rama në një takim me mësuesit më të mirë të kryeqytetit.

“Do bëjmë çmos që ta rrisnim mbështetjen për mësuesit edhe pse kushtet nuk janë më optimalet por ne mendojmë që për mjekët dhe mësuesit duhet të bëjmë një sforco të madhe, për mjekët në radhë të parë por paralelisht me ta edhe për mësuesit. Shumë shpejt ne do konkludojmë me këtë dhe jemi duke menduar një sistem të meritës së mësuesve që po e analizojmë dhe nga sezonin e ardhshëm do jemi gati të themi si do funksionojë ky sistem kur mësues si ju duhet të trajtohen financiarisht ndryshe nga të tjerët, natyrisht bazuar në kritere strikte.

Por për të gjithë mësuesit, sidoqoftë, ashtu si për mjekët ne do bëjmë shumë shpejt një rritje të pagave me buxhetin e ri dhe është mëse e meriituar”, u shpreh Rama.

MË SHUMË NGA FJALA E RAMËS PËR MËSIMIN NË RTSH:

"Jemi në gjendje të ofrojmë një rrugë alternative mësimi për të gjithë nxënësit sidomos në kushtet e sotme ku procesi arsimor është i sfiduar nga domosdoshmëria për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve. Me hapjen e shkolllave rritet mundësia e transmetimit dhe patjetër është një sfidë më vete por nga ana tjetër duke vlerësuar mirë këtë vendim dhe duke parë cfarë kanë bërë të tjerët, opsioni i mbylljes së mëtejshme të shkollave ishte opsioni më i keq dhe do shkaktonte kosto psikologjike te fëmijët dhe me pasoja që ne nuk jemi në gjendje t’i llogarisim deri në fund.

Për tu kthyer te kanali RTSH Shkolla, mendoj se ka një vlerë të madhe jo vbetëm për shkak të kësaj situate por ka vlerë të paktën në dy aspekte të tjera. E para mundësia që i jepet cdo nxënësi kudo në Shqipëri që të bëjë një verifikim të dyfishtë të mësimit që ka marrë dhe mund ta ndjekë mësimin dhe një mësuese dhe të plotësojë, bindjen e vet për atë lëndë.

Nga ana tjetër kjo patjetër do sfidojë pozitivisht mësuesit e tjerë të cilët në shkollat e vendit japin lëndët që jepni ju dhe do kenë parasysh që të njëjtin mësim ta shohin në një version dhënë nga një mësuese e kalibrit të lartë që ne kemi. Dhe mësuesit e tjerë do shtyhen të shohin si ju jepni mësim dhe do bëjnë krahasimin si ata e japin lënden dhe si e jepni ju.
Ky është drejtimi i parë ku mendoj që kanali do sjellë dobi të madhe.
Ka dhe një drejtim tjetër që me këtë kanal do lehtësojmë barrën e fëmijëve dhe familjeve në zonat më të thella ku është trashëguar sistemi i klasave kolektive që ne po i cojmë drejt mbylljes. Vetë sistemi do fillojë të adaptohet duke ndarë mësimin e lëndëve në televizion dhe aktiviteteve të tjera në shkollë.

Me këtë kanal ofrojmë cilësinë më të lartë të mësimdhënies në Shqipëri.

Ju shpreh shumë sinqerisht mirënjohjen se jepni një kontribut të jashtëzakonshëm".

[iframe width="100%" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/YXJdxO13l7Y" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture" allowfullscreen ]

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll