Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama premtoi rritje pagash, sqaron Celibashi: Kodi zgjedhor ka ndalime vetëm për zgjedhjet e përgjithshme

Shkruar nga Newsbomb
Rama premtoi rritje pagash, sqaron Celibashi: Kodi zgjedhor ka ndalime

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar për premtimet e rritjes së pagave nga kryeministri Edi Rama, duke thënë se Kodi Zgjedhor parashikon ndalime vetëm për rastet e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas tij nëse rritja ishte parashikuar katër muaj më parë në buxhet, në këtë rast nuk përbën shkelje.

“Duket se jemi në shkeje të kodit zgjedhor, por nëse vlersojmë kompontentë që shkuan në këtë vendimarrje, kur është bërë 4 muaj më parë dhe ka qenë parashikuar në buxhet, nuk është shkelje e kodit zgjedhor.Në përgjithësi kodi zgjedhor ka ndalime për vendimarrje të caktuara vetëm në periudhën 4 muaj para.

Një gjë dua ta theksoj, Kodi Zgjedhor ka ndalime që lidhen vetëm me zgjedhjet e përgjithshme. Pse kodi ka parashikuar vetëm për rastin e zgjedhjeve parlamentare këtë nuk di që ta them. As deklarata e kryeministrit mbi Kodin zgjedhor nuk kam asnjë arsye për t’i komentuar. Nëse një gjë është e caktuar në ligj është ligj. Sa kohë që një rregullim është pjesë e ligjit do të jetë strikt”, u shpreh Celibashi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.