Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
72 %
4.6kmh
75 %
Hën
14 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
12 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Rama premtoi rritje pagash për mësuesit, Boçi: Ka 8 vite që mashtron, iu hoqi shpërblimin e fundvitit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2334845dc4c2cd10f9a1b56cc538871a

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama bëri premtimin se do të rrisë pagën e mësuesve.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së Luciano Boci, i cili ka akuzuar se Rama prej vitesh genjen mësuesit për rritjen e rrogës.

Sipas Boçit, Rama iu hoqi shpërblimin e festave të fundvitit dhe pagën e 13-të, nuk ka indeksuar prej 8 vitesh inflacionin dhe i ka detyruar të kryejnë shpenzime suplementare për kualifikimet, mësimin online e mjete mësimore.

Ndër të tjera ai shprehet se i ka ulur pagën reale, me shtimet e shpenzimeve për çmimet e rritura për energjinë, ujin dhe produktet bazike të shportës.

Postimi i plotë:

MASHTRUESI I MËSUESVE

Ka 8 vite që mashtruesi K/M vërtitet në takime të stisura me mësuesit dhe përsërit të njëjtin refren:

“Do rrisim pagat për mësuesit”.

Do i rrisim sot, do i rrisim mot, do i rrisim mot mot.

Dhe në fund asgjë!

Mashtron e s’ka turp. Mashtron dhe krenohet që mashtron.

Madje ajo që ka ndodhur këto vite është krejt e kundërta:

– U hoqi shpërblimin e festave të fundvitit dhe pagën e 13-të.

– Nuk i ka indeksuar prej 8 vitesh inflacionin (6-9% i 2019 ishte hi syve dhe nuk mjafton as për indeksimin) dhe i ka detyruar të kryejnë shpenzime suplementare për kualifikimet, mësimin online e mjete mësimore.

– I ka ulur pagën reale, me shtimet e shpenzimeve për çmimet e rritura për energjinë, ujin dhe produktet bazike të shportës. Sot një mësues blen më pak produkte se në 2013.

Krahas kësaj i mashtroi dhe njëherë ata dhe opinionin, duke i thënë se do i nxjerrë nga kthetrat e politikës!!???

Domethënë nga kthetrat e veta.

A mund ta bëjë këtë kërcënuesi i mësuesve?!

A mund ta besojnë shqiptarët këtë, kur në dosjet 339 dhe 184 kanë dëgjuar me veshët e tyre se si kërcënohen mësuesit me vendin e punës, nëse nuk votojnë për PS?!

Ndërkohë, po ky mashtrues e kërcënues:

– Ka 7 vite që mban drejtorë politikë të komanduar në pjesën dërmuese të shkollave dhe tani me shkollën e Partisë së drejtorëve, synon t’i pushtojë të gjitha.

– Ka 7 vite që i trysnon me vendin e punës mësuesit, për vota.

– Ka 7 vite që i ndan në tē majtë e të djathtë, duke instaluar hakmarrjen e ulët ndaj “armiqve” politikë.

Se si e ka ndërtuar skemën e futjes në kthetrat e politikës të mësuesve ky mashtrues serial, mjafton të sjell këtu shembullin e Tropojës, të denoncuar nga një qytetar.

Ja disa nga emërimet 2013-2019, merita e vetme e të cilëve është “kthetra e politikës”:

– Bedri Hyka, emërohet drejtor i shkollës Shipshan ne shtator 2015, komisioner për PS e Rexh Biberin.

– Abedin Kërrnaja, emërohet drejtor në shkollën e mesme Llugaj, pas 2013, komisioner i PS.

– Bujar Hajdarmataj, emërohet drejtor në shkollën e mesme Hoxhë Zogi Zogaj, komisioner i PS.

– Muhamet Vatoci, pas 2013 emërohet drejtor në gjimnazin Asim Vokshi, kryetar komisioni në q.v. 0441, qytet.

– Drita Elezi, kryetare e komisionit për Ps, emërohet drejtoreshë në shkollën Tropojë.

– Shote Basha, emërohet drejtoreshë në një shkollë të mesme, numëruese e partisë. Aktualisht dhe drejtoreshë edhe kryetare e këshillit bashkiak për Ps.

Mashtrimeve të Ramës u ka dalë boja dhe vulën e humbjes e ka të shkruar në ballë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img