Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Bruksel, aty ku do të mbahet edhe samiti i BE.
Shefi i qeverisë shqiptare ka postuar pak më parë një foto, ku shfaqet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitri Kovaçevski, ku thotë me ironi se “jemi mësuar me këtë farsë”, duke i lidhur vendimet në samit me dramën “Duke pritur Godonë”.
“Ende po prisni Godot? Jo, ne jemi mësuar me këtë farsë dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymë tëpalëkundur evropiane”, shkruan Rama.