Hapësire reklamuese

Politikë

Rama poston videon nga Shijaku i “Rilindur”, komentuesit i kërkojnë të falenderojë Kosovën për ndihmën ndaj zjarreve

Shkruar nga Newsbomb
Rama poston videon nga Shijaku i “Rilindur”, komentuesit i

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të lagjes së re që po ndërtohet në Shijak, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Rama thotë se janë “njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”, ata që do të përfitojnë apartamente falas në këtë zonë.

Megjithatë, shumë komentues i kanë vënë në dukje se prej ditës së djeshme, Rama nuk ka falenderuar ende trupat e ardhura nga Kosova në ndihmë për shuarjen e zjarreve në vendin tonë.

“Mirëmëngjes dhe me lagjen e re të Rilindjes së Shijakut pas shkatërrimit nga tërmeti, e cila do të jetë një shembëlltyrë urbane e respektit dhe solidaritetit me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që do të përfitojnë falas apartamente optimale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll