Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama poston pamjet nga kantieri i Portit të Peshkimit në Durrës: Një investim i rëndësoshëm, do bëhet i aksesueshëm edhe për qytetarët dhe vizitorët

Shkruar nga Newsbomb
Rama poston pamjet nga kantieri i Portit të Peshkimit në Durrës:

Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga kantieri për zgjerimin e kapaciteteve ankoruese në Portin e Peshkimi Durrës.

Rama shkruan se Porti i Peshkimit do tëi ntegrohet në vijim me Portin e Ri Turistik, duke u bërë i aksesueshëm nga banorët, vizitorët, turistët e qytetit bregdetar, përmes një aksi këmbësor me njësi shërbimesh dhe me Markatën e Peshkut.

"Ky është kantieri për zgjerimin e kapaciteteve ankoruese në Portin e Peshkimit Durrës, një investim i rëndësishëm që po zbatohet nga Ministria e Bujqësisë, si reagim pozitiv ndaj një kërkese këmbëngulëse të komunitetit të peshkatarëve.

Porti i Peshkimit do të integrohet në vijim me Portin e Ri Turistik, duke u bërë i aksesueshëm nga banorët, vizitorët, turistët e qytetit bregdetar, përmes një aksi këmbësor me njësi shërbimesh dhe me Markatën e Peshkut, e cila përbën një atraksion më vete në qytetet turistike bregdetare", shkruan Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll