Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rama poston pamjet e qendrës shëndetësore të Kombinatit: Shërbim me standarde për 70 mijë banorë

Shkruar nga Newsbomb
Rama poston pamjet e qendrës shëndetësore të Kombinatit:

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka postuar pamjet e qendrës shëndetësore në Kombinat.

Me anë të një postimi në ‘facebook’ Rama  ka treguar pamjet se si ishte kjo qendër shëndetësore dhe si është bërë.

Rama ka shkruar se qendra shëndetësore në Kombinat ishte klënë në harresë për vite me radhë, dhe se sot kjo qendër ka ndryshuar krejtësisht, e cila do t’u vi në shërbim rreth 70 mijë banorët të asaj zone.

Ndër të tjera kryeministri shprehet se vijon puna me programin e rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore, nga veriu në jug.

“Mirëmëngjes dhe me qendrën shëndetësore të Kombinatit, lënë në harresë për vite me rradhë, e që sot ka ndryshuar si nata me ditën, duke ofruar shërbim me standarde për 70 mijë banorët e kësaj zone, ju uroj një ditë të mbare

Vijon puna pa u ndalur me programin e rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore, nga veriu në jug,”shkruan Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll