Hapësire reklamuese

Politikë

Rama poston foton me Sheikun: Diskutuuam për ecurtinë e Rindërtimit të Spitallës dhe projektin madhor të Portit të Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
Rama poston foton me Sheikun: Diskutuuam për ecurtinë e

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka marrë pjesë në Konferencën e Politikave Botërore, që u mbajt në kryeqytetin Abu Dhabi.

Mbrëmjen e sotme ai ka postuar një foto me Sheikun Hazza bin Zayed Al Nahyan, i cili është Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabit.

Rama shkruan se me Sheikun biseduan për ecurinë e investimit masiv të Rindërtimit në Spitallë me financim të Princit të Kurorës dhe projektit madhor të transformimit të Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha të Mesdheut.

“Abu Dhabi - Me Sheiik Hazza bin Zayed Al Nahyan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabit, për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, ecurinë e investimit masiv të Rindërtimit në Spitallë me financim të Princit të Kurorës, projektit madhor të transformimit të Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha të Mesdheut, si edhe një sërë investimesh e bashkëpunimesh të tjera të rëndësishme”, shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu