Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

“Rama po ndjen humbjen”, Basha mbyll fushatën në Fier: Të dielën sjellim fitoren më të madhe

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të enjte ka mbyllur fushatën në Fier. Basha tha se pas tre ditësh PD do të sjellë fitoren e madhe për shqiptarët dhe kryeministri Rama po ndjen humbjen.

Ai thekson se numërimi mbrapsht ka nisur dhe së bashku shqiptarët do të sjellin ndryshimin teksa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nese dëshirojnë një Shqipëri ndryshe atëherë ditën e dielë të votojnë Partinë Demokratike.

“Për të ardhmen e fëmijëve, numrin 9, për subvencionet për fermerët, për agrobiznesin, votoni numrin 9. Për ti dhënë mundësi rinisë fierake, të mrekullueshme të këtij qyteti e qarku, që zemrat e tyre, mendjet e tyre, ëndrrat e tyre të rrahin bashkë e afër me ato të prindërve të tyre për të mbyllur plagën e emigracionit, për të sjellë këtu investime europiane, siguri për jetën, siguri për të ardhmen, për të hapur ditën e dielë, votojmë numrin 9, cilin numër, 9.

Nga Saranda në Tropojë, nga Konispoli në Vermosh, nga Fieri në Korçë. Thirrja e ndryshimit për fitore. Për të ardhmen e tyre, mirëqenien e tyre, janë krenarë, të vendosur, të dielën votojmë numrin 9, bashkë për ndryshim.

Bashkë për Shqipërinë Europiane, bashkë për Fierin e zhvilluar, lotët e trishtimit, bashkë për të mundësuar zhvillimin e tokës të nëndheshme e mbidheshme, për fëmijët tuaj, për prindërit tuaj. E dini që, qeveria do të jetë e juaja, e çdo fieraku, e çdo shqiptari, që ju rini e Fierit.

Numërimi mbrapsht ka nisur nga Fieri, nga çdo qytet, fshat, zemër, vatër, 3 ditë nga ndajnë nga pjesëmarrja më masive popullore ndonjëherë në zgjedhjet më të rëndësishme ndonjëherë. Është pyetja më e rëndësishme që do i përgjigjemi më vonë, edhe 4 vite të tilla si këto 8 vite që kaluam, apo nndryshim? Bashkë për ndryshim, votoni numrin 9. Fieri fiton, Shqipëria fiton, zoti e bekoftë Shqipërinë.’’- tha Basha.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img