Pas urdhrit të Ministrit të Drejtësisë Gazment Bardhi, që e cilësoi si të paligjshëm kërkesën e Ramës për të larguar drejtorët e ZRPP-ve, ka ardhur reagimi i zyrës së Kryeministrit.
Në njoftimin e saj zyra e kryeministrit thotë se shefi i qeverisë e ka anulluar urdhrin e Ministrit të Drejtësisë, Gazment Bardhi. Kryeministria shton se është bërë e qartë se dorëheqjet nuk mund të refuzohen dhe hetimi administrativ i ministrit mund të vazhdojë pa asnjë pengesë.
“Nëse nga hetimi administrativ do të verifikohen shkelje të ligjit, regjistruesit që i kanë bërë këto shkelje duhet të shkojnë përpara drejtësisë. Ndëkohë hetimi që ka kërkuar ministri i Drejtësisë mund të vijojë edhe pas ekzekutimit të këtij urdhëri,” thuhet në njoftimin e Kryeministrisë. /newsbomb.al