Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

“Rama përdori Erdoganin për të mashtruar banorët e Laçit”, PD denoncon: Asnjë familje nuk ka marrë çelësat e banesave të ndërtuara nga turqit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka denoncuar se 3 javë nga ceremonia e kryeministri Edi Rama me presidentin turk Erdogan në Laç, asnjë prej banorëv nuk ka marrë çelsat e banesave të ndërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ja qënë deputetja Ina Zhupa, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërëë me dije se në kompleksin e pallateve të reja, nuk ka hyrë asnjë familje.

Sipas Zhupës kjo ka qënë e gjitha një “show” dhe banorëve ende nuk u është dhënë një përgjigje pse nuk janë futur akoma në shtëpitë e tyre.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

PD denoncon sot se 3 javë nga ceremonia e kryeministrit Rama me presidentin turk Erdogan në Laç, asnjë prej banorëve nuk ka marrë çelësat e banesave të ndërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përmes një postimi në facebook, deputetja Ina Zhupa shkruan se në kompleksin e pallatave të reja, nuk ka hyrë asnjë familje.

Gati 3 javë më parë, Edi Rama përdori presidentin e Turqisë për të mashtruar me apartamentet e ndërtuar nga turqit në Laç. Rama dhe Erdogan u dhanë çelësat 4 familjeve, por, në të vërtetë, ato ishin vetëm sa për propagandë.

Në kompleksin e pallatave të reja, nuk ka hyrë asnjë familje.

Gjithçka ishte një shoë, i vënë në skenë nga Edi Rama. Banorëve nuk u jep askush përgjigje pse nuk po futen akoma në shtëpitë e tyre. Sa më gjatë rrinë ata në shtëpi me qera, aq më i madh është dëmi që i shkaktohet buxhetit, duke paguar bonusin e qerave, ndërsa shtëpitë e reja kanë përfunduar së ndërtuari rreth 3 muaj më parë.

Qeveria dhe bashkia heshtin, duke sjellë vërdallë mbi 500 familje të Laçit, që po pengohen të hyjnë në shtepitë e tyre, të inauguruara 2 herë deri tani. Një herë nga Rama para Vitit të Ri, një herë nga Rama dhe Erdogan 3 javë më parë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img