Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

‘Rama përdor mjerimin për propagandë’, PD: ‘Bamiresi’ ka planifikuar të shembë 600 shtëpi këto ditë

spot_img

Lajme të ngjashëm

6bd292c14bc458acf31a43882188ac9e

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas publikimit të videos së kryeministrit Edi Rama në një famije që jetone në kushte të vështira ekonomike.Zhupa shprehet se Rama e përdor mjerimin për propagandë.

“Bamiresi” Edi Rama, ka planifikuar të shembë 600 shtëpi vetëm këto ditë duke i lënë njerëzit në rrugë dhe na thote se do ndërtojë një.

Ka planifikuar t’ju heqë bukën e gojës 40 mije familjeve gjatë vitit të ardhshëm duke i hequr nga skemat e ndihmës ekonomike dhe na thotë se do kujdeset për një familje’, shkruan Zhupa.

Postimi i plotë:

Edi Rama na solli edhe sot pamje nga një familje e varfër. Për 5 vjet në pushtet i ka mohuar, harruar madje dhe përbuzur duke i quajtur dembela. E mbani mend reagimin e tij kur opozita dhe Lulzim Basha ia tregonin një nga një familjet në mjerim, te cilave u kishte hequr dhe ndihmen ekonomike. Sot kur qeverisjes se tij po i vjen fundi, na sillet si shpetimtare.

“Bamiresi” Edi Rama, ka planifikuar të shemb 600 shtëpi vetem keto dite duke i lene njerezit ne rruge dhe na thote se do ndertoj nje.

Ka planifikuar t’ju heq buken e gojes 40 mije familjeve gjate vitit te ardhshem duke i hequr nga skema e ndihmes ekonomike dhe na thote se do kujdeset per nje familje.

Mbyll mijera vende pune dhe na thote do i gjej pune nje kryefamiljari.

Ky eshte kryeministri fasade i Shqiperise, qe mjerimin e perdor per propagande.

Edi Rama nuk mashtron dot me shqiptaret duke u sjelle si bamires. 79% e te rinje duan te largohen si pasoje e keqqeverisjes se tij. Varferia, mjerimi, pamundesia, emigrimi masiv, mbajne vulen e tij.

 

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img