Hapësire reklamuese

Politikë

Rama përballë Tony Blair: Jam i privilegjuar, ti je arsyeja që jam bërë Kryeministër

Shkruar nga Newsbomb
Rama përballë Tony Blair: Jam i privilegjuar, ti je arsyeja që

Kyeministri Edi Rama, është duke marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes në Dubai. Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në të njëjtin panel me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair me të cilin diskutuan lidhur me rolin e teknologjisë në adresimin e sifdave aktuale.

Gjatë fjalës së tij Rama iu drejtua Blair se ndihet i privilegjuar që është përballë tij dhe se ai ka qënë arsyeja pse është bërë Kryeministër.

“Dua të korrigjoj diçka. Dua t’i them auditorit, që s’do të jem as kryeministër dhe as njeri i angazhuar përpara tij. Nuk do të isha më i privilegjuar sa kaq, pasi ai është arsyeja kryesore përse unë u bëra kryeministër. Dolëm nga një terr shumë i gjatë. Ishim të izoluar prej botës. Na thuhej se ishim një vend i plot komunist.  Sistemin mund ta ndërrosh brenda vitesh, por institucionet jo. Me teknologjinë mund të bësh një kapërcim në të ardhmen, që është diçka”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese