Kryministri Edi Rama këtë të shtunë mori pjesë në një konferencë mbi sportin si motorin e zhvillimit në Thumanë.
Gjatë fjaës së tij, Rama tha se për rindërtimin e Thumanës, pas shkatërrimit nga tërmeti, u bashkuan shumë forca. Sipas ish-kryeministrit në fillim shumë persona ishin mosbesuar, mirëpo tani janë duke e parë nga afër zhvillimin.
“Mosbesimi ishte total dhe t’ju thoshe atyre që do i bëj të gjitha, do i bëj më mirë, ishte si t’i thoshe do i bëj të gjiitha, po hajde tani dëgjoni dhe ca rrena. Edhe një ndër gjërat që ju thash atyre që diskutuam atë natë se njeri kishte një merak për fushën, i thash do bëj më shumë fusha. Edhe u bën gjërat, por sepse u bashkuan shumë forca. Unë nuk mund të rri pa përmendur fondacionin “Shqiptarët për shqiptarët” dhe Ilir Hoxholli që i ka ndejtur mbi kokë projektit.
Në fund rezultati ishte i kënaqshëm për njerëzit, por nuk është i kënaqshëm për ne. Sepse për ne tani e rëndësishme si ta mbajmë gjallë dhe si ta kthejmë në një traditë këtë që po bëjmë sot. Si ta bëjmë të gjithë këtë kompleks, një kompleks që jetohet në mënyrë të vazhdueshme, që jetohet jo vetëm për aktivitetin sportiv nga fëmijët në mënyrë spontane, por dhe në mënyrë të organizuar nga të tjerët. Dua ta falenderoj Fidelin që e bëri të mundur ardhjen e të gjithëve ju këtu. Sepse është më e lehtë ta shikoni nga afër dhe të kuptoni se çfarë mund të bëni”, u shpreh ai