Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama për ndarjen nga jeta të Henri Kisinger: Lamtumirë bos!

Shkruar nga Newsbomb
Rama për ndarjen nga jeta të Henri Kisinger: Lamtumirë bos!

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh lamtumire për Henri Kisinger, ish-sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, i cili është ndarë sot nga jeta në moshën 100-vjeçare.

Rama me anë të një postimi në rrjetet spciale shkruan se librat e Kisinger do të mbeten një pasuri e paçmuar për njerëzimin. Ndër të tjera kreu i qeverisë kujton dhe  një bisedë që ka pasur me Henri Kisinger.

“LAMTUMIRË BOS? Librat Tuaj i mbeten njerëzimit si pasuria e paçmueshme e një eksperience dhe urtësie të rrallë, e do të jenë në dispozicion të kujtdo sot e gjithmonë, që do të dojë të aftësohet mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikën; balancat mes fuqive dhe realizmin politik në ruajtjen e paqes e në projektimin e rrugëdaljeve nga konfliktet ndërshtetërore; të menduarit strategjik dhe perspektivën afatgjatë të politikës së jashtme; rolin e shkencës joekzakte të historisë dhe rëndësinë e talentit të individit kur duhen marrë vendime përballë mjegullës së të nesërmes…

Mua personalisht do të më mbetet edhe mirënjohja për kohën e çmuar që më kushtuat bujarisht, duke më dhuruar një ndër bisedat më të bukura që mbaj mend. U prehshi në paqe?”, shkruan Rama në postimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese