Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme dhe për ironinë që ai përdor ndaj kundërshtarëve politikë gjatë fushatës elektorale.
Sipas tij, kjo është mënyra e komunikimit që ai ka, pasi është nxënës i Fan Nolit dhe Faik Beut, ndërsa shtoi se satirën dhe ironinë i shikon si mjete legjitime të përballjes politike.
“Unë kështu kam qenë edhe në të shkuarën. Unë jam nxënës i Nolit dhe Faik Beut. Jam dishepull dhe i adhuroj. Këtë mënyrë komunikimi kam. Tek satira dhe ironia shikoj mjete legjitime të përballjes politike. Nëse të them Gjino të karakterizoj me rolin që të është dhënë në skenën politike. Nëse më thua se ke akuzuar gruan tënde që djalin e ka me babain tënd, jemi në një fushë tjetër. Nëse më thua kriminel, hajdut, 1001 të zeza që nuk janë më karakterizime që lidhen me sulmin etik, atëherë jemi në fushën e barbarisë”, tha Rama.
Rama për ironitë me kundërshtarët: Jam nxënës i Nolit dhe Faik Beut! Këtë mënyrë komunikimi kam


Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.