Kreu i socialistëve Edi Rama paralajmëroi nga kongresi i PS marrjen e një reforme të përgjithshme në sistemin e drejtësisë për të cilin tha se kjo mazhorancë ka bërë shumë dhe tani i takon kësaj të fundit të japë rezultate.
Rama tha se rrogat e sistemit janë rritur shumë, dhe tani, detyrën kryesore të monitorimit duhet ta marrë Kuvendi, si vendi i vetëm ku përplasen të gjitha pushtetet.
Në sistemin e drejtësisë tha Rama ata nuk janë një republikë me vete brenda një federate. Por të gjithë janë në funksion të Republikës.
LEXO EDHE:
LEXO EDHE: Rama liston në Kongres arritjet e PS, ultimatum socialistëve: Vërini gishtin kokës
LEXO EDHE:Rama për drejtësinë: Ne nuk jemi qiraxhinj, jemi zot shtëpie, duhet të jeni efikasë
Pjesë nga fjalimi i Ramës
Kemi rritur rrogat 200 dhe 300 përqind për prokurorë e gjykatës. Ndërkohë që rritja e pagave për forcat e armatosura, mësuesit infermierët, të jgithë punonjësit është lart shumë. Nëse ne fatmirësisht kemi nisur ti afrohemi nivelit të pagave të rajonit, porkurorët e gjyqtarët tanë kanë paga me diferencë nga presidentët e rajonit
E kemi bërë të vetëdijshëm për arësyet që nuk ndryshojnë. Por ama keni detyrën përvecse të drejtën që jo vetëm të japim mbështetje pa rezervë për strkturën speciale por të kërkohen rezulktate te njerëzit. Dhe dy vjet pas dyerve nëpër korridoret e instituxioneve është krijuar dhe madje një perceptim komplet i gabuar për influencim të sistemit nga pushteti ekzekutiv. Dhe te riformatimi i institucioneve ka pasur vonesa dhe problematika të rënda të cilësisë dhe përbërjes së perfaqësimit. Nuk po merrem për përpjekjet e atyre për demotivim të këtyre institcuoneve por ne sot duhet ta njohim dhe ta marrim përgjegjësinë lidhur me mbështetjen nga kuvendi. Ashtu sikurse na duhet një strategji të re për të rritur prurjet në shkollën e magjistraturës dhe të ruhet padiskutim cilësia e profesionalizmi por edhe për mënyrën e rritjes së shpejtësisë në hetim dhe gjykim të cështjeve që janë arkivuar për vite dhe janë cështje pafund familjesh, individitësh, qytetarësh që kanë të drejtën e tyre për përgjigje. Rritja e aksesit në drejtësi, garantimi i standarteve për proces të rregullt ligjor, dhe zbritja e kostos për qyterët dhe buxhetit. Janë kosto të tmerrshme gjithë këto ngatërresa të sistemit që është në ndryshim e sipër. Ne nuk dueht të themi që e bëmë se ckishim për të bërë. Ne nuk jemi qiraxhinj, jemi zot shtëpie të gjithë së bashku. Por këto nuk janë si projektet infrastrukturore, se për këtë duhet një tjetër përpjekje që i bën bashkë gjithë pushtetet e pavarura duke bërë bashkë një numër të madh institucionesh por me vetëdijen se derejtësia evropiane dhe futja e evropianizimit nuk bëhet dot ndryshe. Kjo është një sfidë serioze.
Se pavarësisht kuadrit ligjor sistemi i drejtësisë dhe ngritja e tij nga e para, faktor themelor për sukses është ushqimi i shëndetshëm i një fryme e mendësie shtetërore evropiane. Mendesia shtetërore kërkon ndërgjegjesimin e drejtuesve të tyre në radhë të parë që pushtetet e pavarura nuk janë republika më vete. Dhe shqipëria nuk është federatë mes të trejave, por republika është arsyeja qëllimi dhe misioni se pse këto tre pushtete ekzistojnë. Po ta pyesim veten cfarë ka ndryshuar në kuvend me strategjinë se është ai qendra e gravitetit, përgjigja qoftë për përgjeshmëri dhe efikasitetin e institucioneve mbi bazën e raportimeve që kemi, kjo nuk përfshihet në këtë praktikë. Dhe puna për këtë ndryshim duhet të nisë njëorë e më parë nga ne.
Luftën kundër korrupsionit ta bëjë vetëm drejtësia që duhet të modernizohet dhe në asnjë mënyrë të mos e rrokim ne për të pasur oportunitetin me këtë potencial të ri që është Inteligjenca Artificiale.
LEXO EDHE: “21 Janari”, Rama: I mbyllur në prokurorinë e Tiranës, drejtësia e re do e zbulojë
Lexo edhe: Rama flet për takimin me Mira Muratin: Do na ndihmojë me anëtarësimin në BE