Kryeministri Edi Rama, u është drejtuar sot me një letër publike pensionistëve shqiptarë. Në fillim, Rama informon pensionistet në lidhje me formulën e re të pensionit. E cila bazohet në shumën e kontributeve të derdhura dhe nuk kufizohet më nga një pension tavan e dysheme.
Në letër kryeministri u ka bërë thirrje pensionistëve që të nxisin fëmijët, nipërit, mbesat e të afërmit që të paguajnë kontributet e sigurimit shoqëror. “Pagesa e rregullt e kontributeve jo vetëm do të garantojë nesër një pension më të lartë për të dashurit tuaj, por do të krijojë mundësinë reale për të rritur më shumë pensionin tuaj”-shkruan kryeministri duke kërkuar bashkëpunimin e pensionistëve.
Rama flet edhe për një intesifikim gjatë 2015-ës, të luftës ndaj informalitetit në fushën e sigurimeve shoqërore dhe akuzon paraardhësit e tij në lidhje me dëmet e shkaktuara në këtë fushë. Të njejtën gjë pohoi edhe ministri Erion Veliaj dje në një letër drejtuar subjekteve debitore të sigurimeve shoqërore.