Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Rama pendohet për ftesën ndaj Bashës? Bashkëpunimi do karakter, por ai nuk e ka patur kurrë karakterin e një lideri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka folur për ftesën që i ka bërë kryedemokratit Basha për bashkëpunim.

Ai tha se është i gatshëm që të ndërtojë një rrugë bashkëpunimi shumë të ngushtë me opozitën dhe një bashkëpunim i tillë do njerëz me karakter, por sipas tij Basha nuk e ka karakterin e një lideri.

“Unë nuk ofrova ta blej sepse nuk është një lojtar si Messi apo Ronaldo, sepse nuk jemi në fushën e shit-blerjeve të lojtarëve të mëdhenj. Unë u pyeta nëse i kemi votat dhe i thashë që jam i gatshëm që të ndërtoj një rrugë bashkëpunimi shumë të ngushtë me opozitën dhe Lulzim Bashën në funksion të krijimit të një energjie të re që spostohet nga konsumi i jashtëzakonshëm i politikës së sherrit, te fokusi i çështjeve. Natyrisht që do karakter kjo punë, ai nuk e ka patur kurrë karakterin e një lideri.

Ka një diskutim se si mund të kapërcehet ky konflikt mes një pale dhe një pale tjetër që është transferuar në një luftë terrori gjatë komunzimit dhe është kthyer në një formë revanshi dhe ka mbetur si një ndarje, tamam sikur kemi murin e Berlinit, në aspektin e Berlinit tonë politik.

Unë mendoj se bashkëpunimi mes dy partive do të ishte gjëja më e jashtëzakonshme që do i linim gjeneratave të ardhshme. Unë mendoj se në thelb shqiptarët nuk duan këtë që kanë, shqiptarët duan atë që mungon, që politika të merret shumë më tepër me ta. Unë do luftoj që të krijohen hapësira”, tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img