Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
37 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Rama-PD: Nuk ju nxjerr goja fjalë solidariteti, por veç llum. Basha: Përdridhesh në prehrin e Metës, nuk të intereson rendi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në twitter ka sulmuar Partinë Demokratike për qendrimin e mbajtur pas vrasjes së efektivit të FNSH-së, Simon Gjeta.

Rama shprehet se PD nuk mund të thotë asnjë fjalë solidariteti në ditën e rënies në krye të detyrës së punonjësit të policisë, por, hedh veç llum mbi ta.

“#VajmedetPD që dhe ditën e rënies së punonjësit të policisë në krye të detyrës stë nxjerr goja një fjalë solidariteti po veç llum e për lumë”, shkruan Rama.

Nuk është hera e parë që kryeministri Rama kritikon opozitën dhe PD-në, për qendrimin e kësaj force politike në aksionet që organizohen nga Policia e Shtetit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas kritikës së ardhur nga kryeministri, duke u shprehur se është e turpshme se si Rama sulmon opozitën në ditën e rënies së oficerit në krye të detyrës.

Basha shprehet se Rama hidhet dhe përdridhet në prehrin e Metës dhe nuk i intereson rendi në vend apo oficeri i vrarë në krye të detyrës.

“S’ ka gjë më të turpshme të sulmosh opozitën ditën e rënies së oficerit në krye të detyrës. Fakt është që PD dhe unë u solidarizuam të parët me familjen dhe forcat e policisë mbrëmë sapo ngjarja ndodhi. Këtë e bëmë njerëzisht, jo për politike siç e shfrytezon ky sot. Por kur ngjarja e rëndë ndodhi, kokoshi kishte të tjera halle, kishte hallin e pushtetit ndaj po hidhej e përdridhej në prehrin e Metës, pa dashur t’ia dijë as për rendin, as per oficerin e rënë në krye të detyrës. Tani që i plasin ne fytyrë lidhjet kriminale të ministrit të brendshëm mbrohet duke sulmuar opoziten me rrena dhe duke keqpërdorur me ligësi perverse të rënët në krye të detyrës. Marrë e turp për këtë Vajmedet kryeministër”, shkruan Basha në facebook.

Efektivi Gjeta humbi jetën dje gjatë aksionit për arrestimin e një personi të kërkuar nga policia.

Lexo edhe:

Basha me policinë e Shtetit: Presim me çdo kusht neutralizimin e autorit të goditjes ndaj komandantit  

Profil/ Kush ishte Nënkomisar Simon Gjeta, në 2007 u shkarkua për “shkurtim funksioni”

Më shumë

spot_img
spot_img