Hapësire reklamuese

Politikë

Rama për arrestimin e liderëve të UÇK-së: Është njësoj si të kapet pas 10 vitesh Zelensky për trafik organesh! Çfarë thotë për sulmet kibernetike

Shkruar nga Newsbomb
Rama për arrestimin e liderëve të UÇK-së:

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje Këshillit të Europës që të rrëzojë akuzat kundër Kosovës dhe të pranojë kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute, që kërkon një raport vijues, lidhur me akuzat e paprovuara të Dick Marty.

Në fjalën e tij Rama tha se tashmë Moska akuzon Ukrainën se në zonën e Donbasit po bëhet trafik organesh. Kryeministri shtoi se të njëjtat akuza janë hedhur dhe ndaj Kosovës, ndërsa ka shtuar se edhe "Zelensky mund të arrestohet pas 10 vitesh".

Rama: Nëse doni një opinion të dytë degjoni ukrainasit, që nuk e kanë njohur Kosovën, pyetini se çfarë mendojnë tani?  Dhe duke mendur për atë cfarë iu thashë më parë, mendoni  Zelensky 10 vite më pas, që bëhet pjesë e diçkaje kaq surreale, siç është presidenti Thaçi sot, Kremlini dhe Moska kanë nisur të thonë se ka patur trafikim të organeve njerëzore nga neonazistët në Donbas.Jini të përgatitur për këtë. Do të konsolidojmë paqen në rajon.

Do të ndihmojmë shoqërinë kosovare të mbajë qeverinë nën kontroll. Ajo që më solli këtu nuk është shqetësimi për demokracinë e Kosovës, që pavarësisht moshës re, krizë aktuale, do t’ia dalë. Është  besimi i forrtë i shqiptarve në isntitiucione si ky është tronditur.

Kur e vërteta e një kombi të tërë shtrembërohet frikshëm lutja jonë është: Për hir të Zotit mos i lini të gabimet e mëparshme tragjike të shndërrohen në mëkatin tuaj të pafalshëm. Jam këtu për ju, jam këtu si europian, në tempullin e besimit në të drejtat ndërkombëtare të njeriut. Ashtu si ShnaNdou përfundoi duke iu  predikuar peshqve sepse njerëzit kishin humbur besimin. Shpresoj që gabime tragjike si ky, që ka bërë kjo Asamble, me çlirimatrët nuk duhet të na kthejnë të gjithëve ne, në heretikë.  Jam këtu për t’u përgjëruar që të shpëtoni fytyrën të drejtave të njeriut në Europë, të mbroni integritetin tuaj, t’u dëshmoni njerëzve të shtypur në botë që ata mund të rezistojnë pa frikë. Pa frikën se qëndresa e tyre e ligjshme mund të  bëhet krim, që viktimat nuk do të akuzohen si kriminelë.

Iu bëj thirrje që të rrëzoni akuzat kundër Kosovës, iu bëj thirrje që të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute që kërkon një raport vijues, lidhur me kauzat e paprovuara të turpshme, një krim që kurrë nuk është kryer.

Kryeministri u ndal edhe tek sullmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë duke thënë se agjencitë më të mira vërtetuan se pas sulmeve fshiheshin  iranianët, duke shtruar se ai nuk mund të fliste pa patur fakte.

Rama: Ishte një sulm i mbështetur në ekspertizë ëdhe të thelluar nga agjencitë më të mira. Ky konkluzion është bërë mbështetur në  fakte. Në asnjë mënyrë nuk do të guxoja të vija këtu dhe të flisja me hamendësi, por bazuar në fakte. Do të doja që të ndreqnit këtë gabim për Kosovën.Nuk akuzova askënd për konsipracion.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.