Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Rama paralajmëron: Ujësjellësat, kope thithlopash që fryhen me borxhe në kurriz të shqiptarëve! Të kthehen në kompani aksionere

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama paralajmëron reformën e ujit duke propozuar bashkimin e ndërmarrjeve të ujësjellësit në kompani aksionere që sipas tij do të kthehet në një biznes dhe nuk do t’i rëndojë buxhetit të shtetit.

Rama pranoi keqadministrimin e disa ndërmarrjeve të ujësjellësave, duke thënë se shqiptarët “nuk kanë asnjë kusur” të paguajnë një ndërmarrje ujësjellësi të një zone tjetër.

Rama i quajti ato “kope thithlopash që fryhen me borxhe në kurriz të shqiptarëve”.

“Reforma e ujit, e cila në letër është shumë e qartë, ka nevojë për një shtytje përpara. Ndërmarrjet e ujësjellësit nuk mund të mbahen me miell hua, këtu e kam fjalën për buxhetin e shtetit, taksapaguesit e çdo bashkie nuk kanë asnjë kusur të paguajnë për të mbajtur një ndërmarrje ujësjellësi në një zonë tjetër për shkak të keqadministrimit. Është e domosdoshme që të hyjmë në fazën e integrimeve të këtyre sistemeve, nuk kemi pse kemi gjithë këto ndërmarrje ujësjellësi që funksionojnë veç e veç. Nuk ka pse kenë ujësjellës edhe Tirana, Kavaja, rrogozhina, Vora, të copëzuara. Mund të bashkohen dhe se bashku janë aksionere. Kjo nuk do të thotë që të mbyllen këto zyra apo të hidhen në rrugë njerëzit që punojnë. Kjo do të thotë që ndërmarrja të bëhet kompani, të bëhet biznes. Kjo një kope me thithlopa që fryhen e fryhen me borxhe në kurriz të shqiptarëve”, deklaroi kryeministri Rama.

Më shumë

spot_img
spot_img