Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
E premte, 9 Qershor, 2023

Rama paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë, reagon Tabaku: Ironike! Nga vjet çmimi veç ka rënë

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot rritjen e çmimit të energjisë elektrike gjatë verës, duke thënë se është një periudhë kur konsumi rritet ndjeshëm.

Pas deklaratës së Ramës, ka reaguar edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila e quan ironike deklaratën e kreut të qeverisë, teksa thotë se nga vjet, çmimi i energjisë veç ka pësuar rënie.

“Kryeministi pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurtë për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës”, shkruan Tabaku në një reagim në rrjetet sociale.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Rama tha se duhet të rinisë diskutimi për fashën e energjisë elektrike për konsumin gjatë verës.

“Ka rënë çmimi, por nuk është aty ku ka qenë. Qeveria ka pasur dhe ka vullnetin për të paguar, ndërkohë që me ardhjen e verës konsumi do të rritet ndjeshëm ndaj ne duhet të hapim diskutimin e fashës”, deklaroi Rama.

Më shumë