Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka folur për një rritje të kondiderueshme të pagave për mjekët dhe arsimtarët. Duke iu përgjigjur pyetje të paarshtruara nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Rama tha se do të punohet fortë pë nxitjen e mjekëve që të punojnë në spitalet rajonale.
“Për sa i përket arsimit dhe shëndetësië, jemi të qartë për mbështetjen ndaj arsimtarëve dhe mjekëve. Rritje deri në 40% të pagave. Do nxisim mjekët specialistë që të punojnë pranë spitaleve rajonale apo bashkiake jashtë Tiranës”, u shpreh kryeministri Rama.