Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
1kmh
0 %
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
23 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Rama paralajmëron kryebashkiakët: Do skanojmë shefat e ujësjellësve me ndihmën e donatorëve…

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në zyrën e tij mesditën e kësaj të premteje gjithë kryebashkiakët e vendit.

Gjatë takimit me ta ditën e sotme, Rama ka akuzuar bashkitë e vendit se janë në shkelje totale të ligjit, teksa tha se do t’u bëjnë një skanim me ndihmën e donatorëve dhe të bashkëpunëtorëve burimeve njerëzore dhe shefave e ujësjellësve.

“Abuzimin më të madh se bëjnë konsumatorët familjarë, por bizneset dhe hotelet, abuzimin më të madh e bëjnë ata që kanë më shumë. Nuk i vjen ujësjellësve e keqja nga familjet në nevojë.

Dua të them se kjo gjendje është në kufijtë e absurditetit ndaj ministria e energjisë dhe infrastrukturës duhet të ndërhyjë menjëherë duke ndërtuar një proces ndërveprimi me partnerët dhe me ju, kryetarët e bashkive për të riorganizuar të gjithë sistemin me themel. As Korça de Pogradeci që janë në një stad tjetër si paguajnë dot Kreditë dhe këtu s’jemi në kushtet ku po kërkojmë që ndërmarrjet të paguajnë vetë kreditë por jemi në kushte ku kërkojmë të ndërpritet kjo hemorragji papërgjegjshmëria dhe të ndërpritet ky film që vazhdon i pandërprerë. Ne kemi përgjegjësi që nuk mund ta shmangim dot dhe nuk mund ta delegojmë dot më duke iu thënë qytetarëve se ujësjellësin e ka bashkia, qytetarët kërkojnë shërbimin s’duan të dinë se kush e ka.

Pjesa dërrmues e bashkive në shkelje të ligjit. Kur vjen puna për të marrë përgjegjësinë e delegojnë te qeveria, ne do ta marrim këtë përgjegjësi dhe bashkarisht do ta ndryshojmë kursin e kësaj historie duke iu lutur donatorëve dhe partnerëve që me ndihmën e tyre do bëjmë skanim të të gjitha burimeve njerëzore të ujësjellëve, çfarë profili dhe kapacitetesh kanë drejtorët e ujësjellësve, çfarë kanë të gjithë shefat e ujësjellësve. Sugjerimi im për të gjithë ju do ishte që ti merrni masat vetë.

Me këtë tabelë të humbje duke filluar nga Vlorë e duke shkuar poshtë, ju e dini vetë se çfarë bëni po aty përgjegjësia duhet të jetë e drejtpërdrejtë që nga drejtuesit dhe te kushdo që ka përgjegjësi menaxhimi. Do kërkojmë ndihmën e partnerëve tanë për të bërë një proces rekrutimi serioz për këto ndërmerrej sepse këto janë ndërmarrje jo mall i huaj, të cilit prej 30 vjetësh i bihet me top duke shpërdoruan mandatin e dhënë nga qytetarët. Këtë e bëmë për të dhënë mesazh të qartë për të gjithë, dhe për të marrë ne përgjegjësinë“, tha Rama ndër të tjera.

Më shumë