Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Rama paralajmëron: Ambicia e madhe për lehtësimin e sezonit turistik është i arritshëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Shkodër ku ka ndjekur nga afër qendrat e vaksinimit të të moshuarve.

Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Rama tha se mund ta tejkalojmë vaksinimin e 500 mijë qytetarëve deri në fund të muajit maj.

Më tej, Rama tha se hapja e sezonit turistik me lehtësime tashmë është më reale dhe e arritshme me mbërritjen e vaksinave kundër koronavirusit.

“Të kënaqur nuk është fjala e duhur, por jemi të plotësuar që po iu shërbejmë mijëra gjysheve dhe gjyshërve pa dallim në të gjithë Shqipërinë. Brenda muajit Maj, mund edhe ta tejkalojmë objektivin tonë për 500 mijë vaksinime, falë edhe punës së mirë që është bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është një arsye për të qenë shumë krenar, pasi siç e shihni në rajon një pjesë e rëndësishme e vendeve, nuk po çajnë dot, dhe nuk po futen në rrugën e vaksinimit masiv. Ambicia e madhe për lehtësimin e sezonit turistik është i arritshëm”,-tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img