Hapësire reklamuese

Politikë

Rama paralajmëroi ndryshime të mëdha, ministrja njofton largimin: Do të iki nga Shqipëria...

Shkruar nga Newsbomb
Besa Shahini

Kryeministri Rama paralajmëroi se do të kishte ndryshime të mëdha në qeveri, ndërsa ditën e sotme një nga ministret e qeverisë ka thënë nuk do të jetë pjesë e fushatëss ë ardhshme të PS.

Besa Shahini, një nga ministret më të përfolura të qeverisë Rama, e cila që prej vitit 2018 është në krye të Ministrisë së Arsimit do të largohet nga Shqipëria në përfundim të këtij mandati.

Gjatë intervistës së dhënë për “Ilva Now” në Euronews Albania, ministrja tha se në fund të këtij mandati do të largohet nga Shqipëria dhe nuk do të përfshihet as në fushatën elektorale.

“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha Shahini.

Ajo tha se zërat që qarkullojnë prej ditësh për zëvendësimin e saj janë të “shëndetshme”, pasi tregojnë për jetën dinamike brenda Partisë Socialiste dhe ambiciet në prag të vitit elektoral.

“Mendoj se këto janë diskutime janë normale kur jemi futur zyrtarisht në një vit parazgjedhor dhe këtu reflekton të gjithë vullnetin dhe ambicien brenda partisë. Dhe mendoj se kjo është shumë e shëndetshme”, shtoi ministrja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu