Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama paralajmëroi masa të reja, kryetari i Bareve edhe Restoranteve: Do na bënte nder po të na mbyllte fare 

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

19a442de5f463b7fc6ee28fc1df7b598

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme për situatën epidemiologjike në vend, deklaroi se do të rrisë gjoba ndaj lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilat nuk respektojnë masat anti-COVID.

Kryetari i Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj tha në një intervistë për Euronews Albania se kufizimet nën të cilat kjo kategori biznesi po punojnë prej një viti ka bërë që humbjet të jenë shumë të mëdha. Sipas tij vendosja e masave të tjera kufizuese ndaj tyre do të ishte njësoj sikur t’i mbyllnin fare.

“Problemi qëndron se mbyllja jonë është e pamundur për shkak të pagesave dhe detyrimeve, por një kufizim orari i detyrueshëm janë një tjetër shkelm ndaj nesh. Gjatë kësaj kohe të gjithë i kemi kufizuar vizitat nëpër bare dhe restorante, dhe kjo ka përgjysmuar edhe xhiron. Baret dhe restorantet punojnë me kapacitete të reduktuar prej 1 viti”, tha z. Jahaj.

Sipas tij, nuk është e drejtë që vetëm baret dhe restorantet të shënjestrohen sa herë ka rritje të rasteve të COVID, duke i trajtuar si të vetmet vatra të virusit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img