Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama: Pa emigracion masiv Shqipëria do ishte një e vdekur klinike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4784653444a894a28c3e022f99e0dba5

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pa emigracionin masiv, Shqipëria do të ishte si një i vdekur klinik.

Sipas tij, largimi nga vendi nuk ndodh vetëm në Shqipëri por në shumë vende.

Më tej ai ka theksuar se në vitin 2008-2013, kemi më shumë të larguar se pas 2014.

“Pa emigracionin masiv, Shqipëria do të ishte një i vdekur klinik, shtrirë përtokë në mes të Evropës. Imagjinojeni vetë se sa shumë kohë humbëm duke vjedhur dritat, duke shpërdoruar ujin, duke rrumpallizuar arsimin, lënë pas dore shëndetësinë, rivalizuar administratën e kështu me radhë. Humbëm shanse të mëdha për një gjeneratë që lindi në vitet 1990 dhe u rritën në një rrëmujë. Sikur reformat që ne nisëm 7 vite më parëm, të ishin nisur 27 vite më parë, patjetër që Shqipëria do të ishte më e pasur e më e zhvilluar.

Ende duhet punë për ti sjellë në terezi, nuk do flisnim për këto nëse s’do kishim humbur kaq shumë kohë. Askush të mos mendojë se nuk  do të flisnim për emigracionin. Diferenca që sot Kroacia ka me ne, se ka ndaluar emigracionin. Edhe atje ikja e trurit është një shqetësim kombëtar, për të mos përmendur dhe vende të tjera. Numrat e ikjeve do kishin qenë më të ulët po të mos kishte pasur 1997-1998. Apo mos të ishin hapur prurjet e kalimeve nga Siria.

Në mjedisin tonë publik debati s’ka shkuar asnjëherë përtej politikës së sherrit. Edi Rama përzuri 1 milion erdhi Rama ikën 600 mijë, si janë në të vërtet faktet. Pa mohuar asgjë, por i vetëdijshëm që shumëçka prej kësaj  tabloje do ishte po kështu.

Disa shifra të thjeshta, flasin vetë, Këtu kemi lejet e qëndrimit në BE. Duke marrë parasysh shqiptarët që kanë vendosur të zhvendosen. Në 2008-2013, kemi më shumë të larguar se në 2014-2018. Është dokument zyrtar. Në 2008 kemi afër 100 mijë njerëz brenda 1 viti,  trendi vjen në ulje. Kemi trend të qëndrueshëm me një ngritje dhe ri zbritje. Kemi dhe të rikthyer. Kemi dhe një shifër tjetër që flet shumë për një tjetër rikthim të rëndësishëm… Shqiptarët për bukë s’kanë vdekur që nga koha e Skënderbeut”, tha Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img