Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Rama organizon “shfaqje cirku” me vaksina të pa certifikuara”, Tritan Shehu: Po fsheh renditjen që jemi në fund të botës për dozat e marra

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu përmes një reagimi në rrjetet sociale ka sulmuar kryeministrin Edi Rama sa i takon vaksinimit masiv.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Rama po organizon “shfaqe cirku” me vaksinat e pa certifikuara për të fshehur faktin që Shqipëria renditet e fundit për nivelin e vaksinimit.

“Kryeministri në ikje kërkon të fshehë  këtë gjendje tragjike me teatralitete, duke pqrdorur ato vaksinat ruse e kineze të ardhura, njëra nga Emirate tjetra nga Turqia, vaksina të pa certifikuara nga agjensia Europiane, Amerikane apo Britanike,” shkruan Shehu ndër të tjera.

Postimi i plotë i Shehut:

Rama organizon “cfaqje cirku” vaksinash te pa certifikuara, per te fshehur faktin qe Shqiperia renditet ne fund te Botes per nivelin e vaksinimit e pasojat e Covid.

Keto vijne nga keq menaxhimi mbi nje vjecar i epidemise, qe po paguhet me numrat nga me te larte ne bote te humbjeve te jeteve te qytetareve e mjekeve, infeksioneve te larta ditore, pa mundesise per tu testuar, mjekuar ne kushte spitalore e te pershtareshme, shpenzimeve personale ambulatore per te, mos trajtimit si europianet edhe per vaksinimin, etj.

Sipas observatorit britanik ne qendrojme ne nivelin Afrikano Qendror me 2,16 doza (jo vaksinime) per 100 banore, kur mezatarja boterore eshte 6,76, duke perfshire dhe vendet me te prabambetura,

Ndërkaq Kryeministri ne ikje kerkon te fshehe kete gjendje tragjike me teatralitete, duke perdorur ato vaksinat ruse e kineze te ardhura, njera nga Emirate tjetra nga Turqia, vaksina te pa certifikuara nga agjensia Europiane, Amerikane apo Britanike.

Asnje e dhene shkencore e profesionale nuk behet publke per efikasitetin e tyre, nivelin e komplikacioneve, fazat e cilesine e eksperimentimit te tyre.

Institucionet shteterore pergjegjese qe duhet te beje keto, si Komiteti Covid, Komitetit i Vaksinave, Agjensia e Barnave etj vazhdojne te heshtin, duke harruar se heshtja nuk i perjashton nga pergjegjesite.

Aq me shume kjo, kur jo shume kohe me pare po keto institucione, si dhe Ministria e Shendetesise e deri te Kryeministri vete, deklaronin se ne Shqiperi nuk mund te hyjne vaksina te pa certifikuara nga EMA ose FDA.

Ndersa sot cdo gje kthehet “koke poshte”, pa asnje argument profesional e komunikim zyrtar, duke trajtuar keshtu qytetaret shqiptare si “te dores se dyte” perballe atyre europiane.

Ne keto kushte kur vihet ne loje siguria e shqiptareve, shendeti masiv i popullesise, jeta e tyre dhe kur heshtja qeveritare eshte e plote, institucionet pergjegjese duhet te reagojne.

Sidoqofte tashme me 25 Prill do te reagoje publiku i gjere, i cili meriton po ato standarte, cilesi e nivele sigurie edhe per vaksinat ashtu si qytetaret e vendeve te tjera te BE.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img