Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime në Berat. Së fundmi, ai ka postuar video gjatë takimeve të tij me socialistët e qytetit, krah Ministrit të Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi.
Kryeministri Rama e nis videon me shprehjen tipike beratase me të cilën i referohet PS-së: O Berat ç’e pate fat këtë Partinë Socialiste.
“O Berat çe pate fat këtë Partinë Socialiste. PS e gjithë qarkut të Beratit ju përshëndet me shumë dashuri dhe atyre të qetësisë ju thotë: Ruani qetësinë”, shprehet Kryeministri Rama, në videon e shoqëruar me tinguj muzike dhe që herë-herë e pengon të dëgjohet çfarë thotë.
Video: