Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke treguar ndihën që i ka dhënë qeveria për bujqësinë në Shqipërinë.
Me anë të një postimi në ‘facebook’ Rama krahason financimin në bujqësi në qeverinë e PD dhe atë të PS.
Teksa jep shifrat Rama shkruan se ky krahasim tregon tregon se ndryshimi në bujqësi, zgjerimi i sipërfaqes së tokës së punuar, rritja e eksporteve, ulja e importeve bujqësore, janë rezultate të mbështetjes financiare gati trefish nga qeveria të punës në fshat
“MIRËMËNGJES dhe me këtë krahasim të thjeshtë, që tregon se ndryshimi në bujqësi, zgjerimi i sipërfaqes së tokës së punuar, rritja e eksporteve, ulja e importeve bujqësore, janë rezultate të mbështetjes financiare gati trefish nga qeveria të punës në fshat, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama.