Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama nxjerr që në mëngjes Ahmetajn për të mohuar largimin e Manjanit: Aleanca është e fortë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2703afdfbc4df43ca229cb9b798cc5e5

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka dalë sot në mëngjes për të mohuar krizën brenda koalicionit dhe largimin e përfolur të Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë.

Në një prononcim për News 24, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Ahmetaj theksoi se aleanca PS-LSI është e fortë dhe do të vazhdojë të funksionojë edhe pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

“Padyshim që e shoh bashkë edhe pas 18 qershorit. E shoh bashkë aleancën dhe shumë të fortë. (Debatet) Janë elemente normale të zhvillimit të një marrëdhënieve. Është gjëja më normale që të ketë debate dhe të jenë brenda një etike politike. Aleanca është e fortë”, tha Ahmetaj.

Sa i përket pretendimeve për dorëheqjen e Manjanit, Ahmetaj mohoi të ketë dijeni për këtë, ndërsa refuzoi të komentonte për ndryshime në qeveri.

“Unë nuk di gjë për këto (largimin e Manjanit) dhe nuk është në tagrin tim. Aleanca ka ndryshuar vendin, nga një vend i falimentuar në një vend me rritje ekonomike”, tha ministri Ahmetaj.

Ndërkohë, vet ministri Manjani ka mohuar që të ketë dhënë dorëheqjen nga posti dhe se nuk ka dijeni për ndonjë shkarkim. 

Lexo edhePRAPASKENAT/ Sherri i fundjavës Manjani – Rama, para ikjes së kryeministrit në Itali. Si u përhap lajmi i dorëheqjes

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img