Dje media Reuters publikoi në paqen e saj Reuters Pictures në rrjete sociale, disa pamje të mrekullueshme të shkrepura nga fotoreporteri Florion Goga.
“Një pamje ajrore e çadrave në një plazh në detin Jon në Dhërmi, Shqipëri”, shkruante dje Reuters.
Ndërkohë sot të njejtën foto e ka publikuar në Instagram edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili duke e shoqëruar me një “emoji” të lumtur krahas saj shkruan: Dhërmiu ishte foto e ditës në Reuters.
Reuters publikon shpeshherë foto nga Shqiëpria të shkrepura nga fotoreporteri Florion Goga, ku kujtojmë këtu foton e famshme të njeriut me heshtë gjatë protestave të opozitës apo dhe vajzaën e vogël besimtare në mes të sheshit “Skënderbej” gjatë faljes së Namazait.