Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
19 %
4.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Rama nxjerr fotot nga Samiti i NATO-s në Bruksel, shumë i afërt me Boris Johnson dhe Mitsotakis

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Samitin e NATO-s në Bruksel.

Kreu i Qeverisë ka postuar në rrjete sociale disa foto nga ky samit. Rama shihet në foto krah për krah me kryeministrin britanik Boris Johnson, por edhe me kreun e qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis.

Nuk dihet se për çfarë është diskutuar me Johnson, por Rama dhe Mitsotakis kanë diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për ecurinë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilat Mitsotakis ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme të Athinës.

Lexo edhe: Edi Rama dhe Mitsotakis takohen në Bruksel: Të përcaktohen sa më shpejt kufijtë detarë

Mitsotakis dhe Rama ranë dakord që të dy vendet janë të gatshme të shpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshje të përbashkët ne lidhje me përcaktimin e kufijve të zonave të tyre detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Kujtojmë se ky është Samiti i parë i NATO-s ku Biden merr pjesë si President i SHBA dhe ai pritet të adresojë çështjet për Kinën dhe Rusinë.

Më shumë

spot_img
spot_img