Hapësire reklamuese

Politikë

Rama: Nxënësit e shkollave "9-vjeçare"që i keqpërdorin librat, vitin tjetër s'i marrin falas

Shkruar nga Newsbomb
Rama: Nxënësit e shkollave "9-vjeçare"që i

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka marrë pjesë në eventin e përurimit të abetares së përbashkët dhe unike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë fjalës së tij kryeminsitri iu përgjigj dhe komenteve dhe akuzve të opozitës lidhur me gjendjen jo të mirë të librave falas që iu jepen nxënësve për klasat e 9-vjeçares.

Rama tha se çdo nxënës dueht t' i kthejë librat në gjendje të mirë, ose vitin tjetër do të duhet të blerë libra pasi nuk mund ti marrë më ato falas.

"Kam ndjekur disa kronika dhe komente për librat që që kalojnë dorë pas dore dhe një rregulli të caktuar, librat që jepen falas ka një cikël 3 vjeçar. Thonë se janë të përdorur. Kjo nuk është çështje parash apo se nuk i përmbahemi dot angazhimit apo nuk i përmbahemi premtimit për librat falas. Kjo është një politik, dhe nga vendet shumë vende të fuqishme që i edukon të rinjtë, tregon se është një pasuri që ndahet dhe më të tjerët, një vlerë që nuk të përket vetëm ty, është një send që  i kalon dhe të tjerëve.

Ti merr një  libër të ri falas, kur të afrimit, prindërit ta dhurojnë një libër, ti duhet ta mirëmbash, librit duhet të jetojë dhe përtej kohës që të duhet ty për ta lexuar, ai do të kalojë  dhe te të tjerët. Librat i dorëzojnë në një gjendje që nuk mund të përdoren  më nga nxënësit e vitit të ardhshëm do duhet t’i blejnë. Normalisht jo nga shumica ,e  cila i kalon në gjendje të mirë te klasat e tjera”, tha Rama

“Abetarja Unike” Shqipëri-Kosovë, Rama: Po kërcënohet gjuha shqipe, detyra jonë ta mbrojmë!

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.