Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama nxehet dhe sulmon keq ANËTARËT E PS-së: Kush ua ka fajin, doni dy kunguj në një sqetull, flirtoni me…

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra kundrejt anëtarëve të Partisë Socialiste në bashki të ndryshme të vendit.

Teksa kërkoi angazhim maksimal nga qeveria në kuadër të projektit të bashkëqeverisjes, Rama tha se për të gjitha problemet që ka kjo qeverisje është faji i atyre personave, që sipas Ramës duan të mbajnë dy kunguj në një sqetull për interesa personale. 

‘Kush e ka përgjegjësinë që në Çorovodë, nuk shkon kush në votimin për ndihmën ekonomike? Për të nxjerrë kunjën me kryetarin e Bashkisë, kush e mban përgjegjësinë që individë të ndryshëm, flirtojnë me kryetarët e bashkive, për interesa personale? Them që në totalitetin e vet, përgjegjësia mblidhet te udhëheqësit poltikë të qarqeve të PS. Disa prej tyre kanë jo dy kunguj, por dy bostanë të mëdhenjë në sqetull”- është shprehur Rama teksa ka paralajmëruar se do merren masa.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese