Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Rama nuk sulmoi vetëm Trump por edhe Viktor Orban, ja si i përgjigjet ministri hungarez

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë ku është takuar me zyrtarët e lartë të vendit duke dhënë mbështetjen e Budapestit për hapjen e negociatave Shqipëri-BE.

Gjatë një interviste për Top Channel ai komenton edhe deklaratat e disa kohëve më parë të Kryeministrit Edi Rama, që cilësoi qeverisjen e Viktor Orban si autoritariste.

“Asnjëherë nuk jam adhurues i madh i këtyre lloj deklaratave sepse ajo që duhet të bëjmë është të respektojmë njëri-tjetrin. Njerëzit dy herë vendosën në mazhorancë të votonin Zotin Orban dhe familjen politike që përfaqëson. Çdo fyerje e tillë për qeverinë është një sulm ndaj popullit hungarez. Qeveri aktuale nuk e fitoi pushtetin me lotari, por me zgjedhje të lira e të ndershme. Ky ishte vullneti i njerëzve dhe jo një aksident. Duhet t’i respektojmë më shumë vendimet e popullit. Ju s’do të më dëgjoni ndonjëherë mua të kritikoj vendimet e shqiptarëve, sepse janë ata që vendosin kush duhet t’i qeverisë ose jo”, tha ministri hungarez.

Zgjedhja e Donald Trump si presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara dhe angazhimi i tij për një erë të re marrëdhëniesh me Rusinë dhe Putin nuk përkthehen në shqetësim për kreun e diplomacisë hungareze.

“Ka gjithmonë një debat të vazhdueshëm nëse duhet të frikësohemi ose jo ndaj Rusisë. Ne si Hungari nuk e shohim Rusinë si kërcënim. Por në të njëjtën kohë e respektoj dhe nuk e gjykoj e as komentoj pozicionin e atyre që e konsiderojnë Rusinë si kërcënim. E respektojmë Poloninë apo vendet baltike që e shohin Rusinë si kërcënim për vendet e tyre. Ne nuk e shohim”.

Më shumë




spot_img








spot_img