Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Hën
35 °
Mar
36 °
Mër
36 °
Enj
34 °
Pre
29 °
E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

“Rama nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe”, Balla pas takimit me Alibeajn: Nëse i ka 20 vota le të sjellë emrin e presidentit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur pas takimit të mbajtur me kryetarin e Grupit Parlametar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Në një deklaratë për mediat Balla është shprehur se shpreson që nga ana e grupit të Partisë Demokratike të ketë fleksibilitet dhe gadishmëri për koncesus.

albsig

spring

Ai i kërkoi Alibeajt që nëse ka 20 firma nga pala e tij të depozitojë emrin e kandidatit për president pasi sipas Ballës po humbin shumë kohë që në pjesën e parë.

Ndër të tjera deputeti socialist theksoi se kryeministri Rama nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe për asnjë propozim dhe se që prej fillimit të këtij procesi ka kërkuar një president jo partiak.

“Mendoj se ju ishit prezentë gjatë bisedës që zhvilluam sot dhe shpresoj se nga ana e PD të ketë fleksibilitet dhe gadhishmëri për konsensus. Të drejtë ne propozim ta kenë të gjitha palët, jo vetëm opozita por edhe mazhoranca. Nuk dua të komentoj më shumë sepse është diçka e mirë që ne kemi mundësinë të komnikojmë dhe besoj që gjithmonë dialogu dhe konsensisi vjen produkte pozitive.

Unë po them që sot ka patur koferencë të kryetarëve dhe kam propozuar që të takohemi në 18:00 dhe kemi qenë të dy të përpiktë, bashkë me Spiropalin, Pampurin dhe Alibeajn për të vijuar takimin. Alibeaj ka kërkuar që ky negocim të zhvillohet me praninë e mediave. Unë pozicionin tim e kam thënë dhe besoj se nëse ka gadishmëri për tu përfshirë seriozisht në process dhe nëse ka fleksibilitet për të pranuar diçka që është themelore besoj se mund të kemi ecuri në këtë process. Po haxhojmë shumë kohë me pjesën e parë. Propozimi për opozitën është që të vijë me propozime.

Kryeminsitri nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe. Me të drejtë ka cituar nenin përkatës të Kushtetutës së vendit, i ka kujtuar që asnjë prej palëve nuk bën dot pengmarrje të procesit. Kushtetuta ka është përmirësuar me një mekanizëm zhbllokues. Ky proces kryhet përgjatë tre raundave të para dhe në të 4 Kushtetua ka vendosur mekanizëm zhbllokues që i jep të drejtë shumicës dhe ne jemi shumicë në Kuvend. Rama ka thënë që ditën e parë Shqipëria nuk ka nevojë për një president partiak. Kam ndenjtur gjithë ditën këtu që prisja Alibeajn në orën 18:00”, tha Balla.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img