Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

‘Rama nuk ka turp’, Basha sjell në vëmendje darkën luksoze të ministrave: Është koha që ky kryeministër të shkojë përpara drejtësisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5bb3735554b9c8a3e8d2af645b208a45

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sjellë edhe njëherë në vëmendje darkën luksoze të disa ministrave të qeverisë, në Dubai.

Në një prononcim për mediat ai ka thënë se ministrat e Ramës takohen në restorantet më të shtrenjta në botë, ndërsa shtoi se kjo qeveri punon vetëm për veten e vetë.

Sipas Bashës, është koha që kryeministri Rama të shkojë përpara drejtësisë.

“Ministrat e Ramës po takohen në restorantet më të shtrenjta të botës, 1000 dollarë bifteku.

Ndërkohë që njerëzit po shkojnë  drejt krizës më të thellë. Edi Rama nuk ka turp.

Ndërkohë që dje u publikua një raport që tregonte se qeveria Rama u pasurua dyfish gjatë qeverisjes.

Ata nuk mendojnë për qytetarët, por vetëm për veten e tyre. Kanë harruar se çfarë është qeveria dhe cili është funksioni i qeverisë.

Kjo është një qeveri që punon vetëm për veten e vet. Ky është një kryeministër që punon vetëm për veten e vetë.

Është koha që ky kryeministër të shkojë përpara drejtësisë”,- tha Basha.  

Më shumë

spot_img
spot_img