Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
90 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
14 °
Die
13 °
Hën
11 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Rama: Nuk e kisha qëllim të kishte më shumë gra në qeveri, çdo vendi i gjeta personin e duhur

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria e tretë e Edi Ramës do të vendosë një rekord, me gjasë botëror, për prezencën më të madhe të grave me mbi 70%.

Rama zgjodhi 12 ministre gra dhe 4 burra, por i pyetur në “Opinion” lidhur me këtë, ai tha se nuk e kishte për qëllim ta bënte qeverinë me më tepër gra.

“Kam dashur që çdo vendi t’i gjej personin që në këtë fazë, punën mund ta bëjë më mirë se çdokush tjetër”, tha Rama.

“Ajo që dua të them unë këtu është që të gjithë ato portrete aty kanë hyrë në PS, kanë marrë pëgjegjësi dhe janë akuzuar për të njëjtat gjëra që jam akuzuar edhe unë, çfarë janë këta, nga erdhën këta. Aty janë 12 gra dhe 5 burra, nuk ka qenë qëllimi im që të kishte më shumë gra. E kam pas qëllim të kishte balancë në qeverinë e parë dhe të dytë sepse është shumë e rëndësishme. Në këtë rast s’kam pas qëllim por po ju them që nuk jam përpjekur t’i gjej askujt vendin, por çdo vendi t’i gjej personin që në këtë fazë, punën mund ta bëjë më mirë se çdokush tjetër”, u shpreh kryeministri Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img