Kryeministri Edi Rama thotë se vijon puna për procesin e rimbursimit me kartat e naftës falas.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se 5000 fermerë të tjerë këtë javë do të fitojnë naftën falas.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me njoftimin se po vijojmë procesin e rimbursimit me kartat e naftës falas për mbi 5,000 fermerë të tjerë prej kësaj jave, ju uroj një ditë të mbarë🙏” shkruan Rama në postimin e tij.