Hapësire reklamuese

Politikë

Rama njofton lehtësira për qytetarët nga DPSHTRR: Hiqen mbi 60 mijë praktika, njihen dokumentet e makinës në gjuhë të huaj

Shkruar nga Newsbomb
Rama njofton lehtësira për qytetarët nga DPSHTRR: Hiqen mbi 60

Kryeministri Edi Rama njofton të tjera lehtësira për qytetarët nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin noterizim me origjinalin nga dokumente në gjuhë të huaj janë hequr.

"Mirëmëngjes, dhe me lajmin e mirë se duke nisur nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Edi Rama dhe ndan videon e mëposhtme.

Referuar asaj, për qytetarët hiqen mbi 60 mijë praktika/vit që kërkonin noterizime me origjinalin nga dokumente me gjuhë të huaj. Gjithashtu, kursehen 30 milionë lekë në vit për ta. Nga data 24 janar DPSHTRR njeh:

  • Dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze.
  • Dokumente teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të direktivave të KE.
  • Të dhënat e fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore (DAV).

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll