Hapësire reklamuese

Politikë

Rama niset nesër drejt Berlinit, takim “kokë më kokë” me kancelarin Olaf Scholz, temat që pritet të diskutojnë

Shkruar nga Newsbomb
Rama niset nesër drejt Berlinit, takim “kokë më

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e nesërme drejt Berlinit, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë do të pritet nga kancelari gjermaan Olaf Scholz. Pas takimit dy liderët do të kenë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12.30.

Bëhet me dije se në këtë takim pritet të diskutohet për Procesin e Berlinit, takimi i radhës i të cilit pritet të mbahet ne vjeshtë të ketij viti në Tiranë. Pak ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se në takimin me kancelarin Scholz do të caktohet dhe data e samitit të Tiranës, të kësaj nisme.

Po ashtu në Berlin do të mbahet dhe një panair për turizimin, ku do të prezantohen pikat kryesore turistike të Shqipërisë, si destinacione për turistët gjermanë dhe jo vetëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll