Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën dme disa foto nga përmbyllja e fazës së parë të ndërtimit të ri në Maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’.
Rama ka postuar disa foto në rrjetet sociale dhe shkruan se ky ndërtim i ri do të hapë rrugën për investimin në godinën qëndrore, që sipas tij do të rilindë duke ruajtur arkitekturën historike.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me punimet për përmbylljen e fazës së parë të ndërtimit të ri në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, që do t‘i hapë rrugë investimit në godinën qendrore, e cila do të rilindë duke ruajtur arkitekturën historike, për të garantuar standardin më të mirë të shërbimit për nënat dhe fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë🙏” shkuan Rama.