Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama ngre dolli për Lindën: Për gjysmën time që sa vjen e bëhet më e mirë

Shkruar nga Newsbomb
Rama ngre dolli për Lindën: Për gjysmën time që sa vjen

Kryeministri, Edi Rama mblodhi mbrëmë në një darkë përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri dhe ministrat e kabinetit shqiptar. Teksa bëri bilancin e vitit që do  lëmë pas, Rama tha se 2023 ka qenë një vit i mirë për vendin tonë.

Kryeministri tha se Shqipëria ka përparuar edhe falë mbështetjes së Bashkimit Evriopian.

“Ishte një vit i mirë për Shqipërinë, faleminderit që ishit pjesë e këtij viti dhe nuk mund të lë pa falënderuar miqtë e mi nga BE, për suportin e fortë që po marrim prej tyre. Deri jo shumë kohë më parë ky ndryshim qasjeje i tyre ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në përgjithësi do të kishte qenë i paimagjinueshëm. Kjo do të thotë gjithçka për ne por nuk e marrim kaq lehtë. Progresi jonë vazhdon ende, për transformim në një kohë të shkurtër”, tha Rama.

Nga mbrëmja tradicionale gjatë takimit të fundvitit Rama ngriti dolli për familjet e trupës diplomatike në Shqipëri, për familjet e ministrave të kabinetit qeveritar dhe në fund ngriti dolli për gjysmën e tij më të mirë, bashkëshorten e tj, Linda Rama.

Sigurisht nuk munguan as batutat. Rama tha se bashkëshortja e tij sa vjen e bëhet më e mirë, ndërsa ai sa vjen dhe përkeqësohet.

“Ju faleminderit të gjithëve dhe nëse mund të marr sërish gotën dua të ngre një dolli, së pari për familjet tuaja seepse ata në fund janë ata që paguajnë koston për punën jashtë shtëpisë. Dua të ngre një dolli edhe për familjet e kolegëve të mi këtu, familjet e të cilëve detyrohen të dëgjojnë gjëra të tmerrshme çdo ditë për ne. Në mbyllje dua të ngre dolli për gjysmën time më të mirë që sa vjen e bëhet më e mirë dhe unë që sa vjen dhe po përkeqësohem”, tha Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese