Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Rama nga Vora: Lali Erin e lindi e ëma për hir të dashurisë, por kryetar bashkie e bëri vota juaj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama teksa foli nga Vora gjatë fushatës elektorale, nuk la pa përmendur dhe punën e kryetarit të Bashkisë Erion Veliajt.

Rama, ndër të tjera u shpreh se Veliaj ka punuar për Tiranën por e gjitha kjo falë votës së qytetarëve.  “E ëma e lindi për hir të dashurisë, kryetar bashkie ‘Lali Erin’ e bëri vota juaj” shtoi më tej Rama. 

Ndërsa Veliaj gjatë fjalës së tij kërkoi votën e zgjedhësve për Edi Ramën, si e vetmja garanci për vijimin e reformave të nisura dhe si i vetmi aleat i pushtetit vendor në realizimin e projekteve që zhvillojnë qytetet. Ai theksoi se alternativa e socialistëve qëndron përballë alternativës së dështuar të Lulzim Bashës, i cili sipas tij ka dhënë provën se në 4 vite në krye të Bashkisë së Tiranës nuk bëri asgjë.

“Sot kemi 2 mundësi, të vazhdojmë përpara me Edi Ramën dhe PS, ose të kthehemi mbrapa, asnjë njeri nuk do të kthehet mbrapa. Sot na vjen kandidat dhe guxon të sfidojë Edi Ramën, ish-kryetari i Bashkisë së Tianës. 4 vjet ora 12 në Tiranë, ngeci Sahati gjumë total dhe sot do të vendosi të gjithë Shqipërinë në gjumë. Ky njeri dhe një punë që kishte e delegoi te dikush tjetër  se vet ishte i zënë duke vlejtur gjumë. Një njeri që nuk ka ngulur dot nju gozhdë në Tiranë, nuk e bën dot vezën e Edi Ramës”, tha Veliaj.

Më shumë

spot_img